Edi Rama

Edi Rama: Kur Kosova ishte nën regjimin barbar të serbëve, qytetarët e saj lëviznin të lirë dhe sot jo !

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ndodhet ne Austri ku po merr pjesë në një forum evropian në Alpbah. Gjatë fjalës së tij në këtë forum ai tha se nuk po e shoh Europën të ndryshojë. Çështja është sesi vetë Europa po ndryshon dhe nuk duket sikur po ndryshon ne asnjë farë mënyre. Është një lloj inercie midis një lufte ku nga një anë janë rusët dhe nga ana tjetër Ukrainas, dhe amerikanët që po japin një mbështetje të madhe, ndërsa Europa po bashkohet.. Kryeministri Rama  u ndal më tej edhe tek Kosova dhe  u shpreh se kur ajo ishte nën regjimin  barbar të serbëve qytetarët e Kosovës lëviznin të lirë dhe sot jo, pasi vizat nuk janë liberalizuar.  Kryeministri, Edi Rama  kujtoi edhe çështjen e vaksinave të koronavirusit, duke akuzuar BE-në që nuk u interesua për vendet e Ballkanit. “Nuk e vramë mendje për vaksinat. Na u desh të vrapojmë pas Kinës dhe pa kryetarin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksinat”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …