Brickos

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u shënua Dita e Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u shënua Dita e Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe veteranë të luftës ka bërë sot  homazhe në Kleçkë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova, të Zonës Operative të Pashtrikut.  Kjo datë më vlerë është vendtakim i të gjallëve me bashkëluftëtarët tanë  që kanë rënë dhe familjarët e tyre për të kujtuar veprat, krenarinë e sakrificën që kanë bërë ushtarët e kësaj Brigade heroike”, ka thënë Fatmir Limaj. Këto shenja të lirisë, ky përkujtim na sjellë në kujtesë kohen se sa shumë sakrificë është bërë për lirinë të cilën e gëzojmë sot. 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie, sakrifice, lavdie e dhimbje që kanë përjetuar Malet e Berishës nën këtë brigadë gjatë luftës së UÇK-së. “Në këtë ditë, komandant Kumanova ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës, dhe kjo është datë e shënuar për të gjithë dëshmorët e Brigadës 121, pavarësisht datës se kur kanë rënë bashkëluftëtarët tjerë. Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova dhe gjithë dëshmorëve të kombit, ka thënë në fund të deklaratës së tij”,  me këtë rast bashkëluftëtari i dëshmorëve, komandanti, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani thotë se aksioni i djeshëm, në veri të vendit nga policia, ishte i gabuar

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramani thotë se aksioni i djeshëm, në veri të vendit nga …