Enver Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës sinonim të lirisë dhe pavarësisë

Nicolas Gyiju, refuzoi kërkesën e mbrojtësve për riklasifikimin e materialit dëshmues kundër krerëve të UÇK-së

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Gyiju, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve për riklasifikimin e materialit dëshmues në rastin penal kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në vendim të gjykatës është thënë se mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit kanë parashtruar se Zyra e Prokurorit e Gjykatës Speciale, pa dhënë arsye, i ka klasifikuar si konfidenciale të gjitha materialet dëshmuese të zbuluara deri më tani  te mbrojtja, duke shkelur kështu nenin  83 të Rregullores dhe në përgjithësi, të drejtën e të akuzuarit për një gjykim të drejtë dhe publik, siç parashikohet, me ligj. Mbrojtja ka kërkuar që gjyqtari i procedurës paraprake të urdhërojë Zyrën  të riklasifikojë çdo material jo konfidencial si publik, të urdhërojë atë për të justifikuar  klasifikimin konfidencial të materialeve dëshmuese që nuk janë të disponuara  publikisht dhe të caktojë një afat kohor për përfundimin e riklasifikimit të materialit zbulues nga Zyra e Prokurorit.

Zyra përgjigjet se mbrojtja e keqkupton qëllimin e parimit të publicitetit të procedurave dhe se në fazën aktuale paraprake të procedurës, në veçanti, një klasifikim konfidencial mbetet i përshtatshëm për një pjesë të konsiderueshme të sendeve provuese, duke përfshirë sendet që mund të duken se të janë publike. (BpD)

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …