Ilmi S. Qazimi

Ilmi S. Qazimi: Për shpurën e Alibeajt dhe të Berishës e të tjerë brenda dhe jashtë Kuvendit të Shqipërisë

Parlamenti po  shushurin, nëpër mikrofona e tableta, instagrame e tuiter, në feisbuk e ku di unë për një nismë të fuqishme, për një furtunë në vjeshtën e parë të këtij viti, për të vendosur me çdo kusht dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare me ligj!

 

Pak fjalë për “pacientët” e sëmurë nga alergjia antikomuniste

Alergjia antikomuniste është një sëmundje e hershme  e lindur në Francë dhe e zhvilluar në përmasa të rënda në  Amerikën e kaosit konkurrencial,e shfrytëzimit  të paimagjinuar  të njeriut nga njeriu, vend i demokracisë së gënjeshtërt dhe lirisë së pa kufi të të drejtave të gjallesave. Banorët e truallit shqiptar të ndarë në gjashtë shtete e morën virusin e kësaj  sëmundjeje  nga  anglezët, amerikanët dhe fqinjët tanë jugorë qysh në vitet e para të pas Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Tani, pas  asfiksimit të sistemit ekonomiko-shoqëror të socializmit që e sollën presionet e të huajve, tradhtia e gjithkundshme  e ish-udhëheqjeve të  16 shteteve të kampit socialist, kthetrat e gënjeshtrës dhe  dhëmbët e vjedhjes, në vendin tonë kjo sëmundje ka marrë përmasa  të çuditshme. Vuajnë prej saj jo vetëm nipërit, mbesat dhe  të tjerë pasardhës të krerëve kolaboracionistë të viteve 1939-1945, të krerëve ballistë, legalistë, fashistë, monarkistë etj. që iu lëpinin këmbët pushtuesve, por e vuajnë keqas këtë  kolerë psikologjike edhe jo pak bij, bija, mbesa e nipër të komunistëve që ishin ndër të parët në luftë për çlirim nga nazifashizmi dhe në ndërtimin e socializmit. Kjo sepse siç thotë populli”nga trëndafili lind edhe ferra” dhe “ka shumë njerëz që gënjehen edhe nga hija e vet”. Shembujt janë të shumtë që nga fshati më i thellë deri te kryeqyteti, nga ish-ndërmarrja  komunale deri te kryeministria e presidenca e sotme.

Në stolin e pacientëve të kësaj sëmundjeje  janë ulur dhe ulërasin, njerëz të thjeshtë dhe ‘të ndërlikuar’,  me dhe pa poste a ofiqe, me apo pa grada “shkencore”, jashtë dhe brenda kupolës politike antishqiptare, , dhe gjithsekush manifeston  simptomat individuale por gjithnjë tepër të rënda. Kuptohet këta të fundit, që e heqin veten udhëheqësa, deputetë dhe protoprofetë, janë më të rrezikshmit. Na e solli në shteg këtë lloj shkrimi një  rast deputeti, që ngjit e zbret pameritueshëm -sepse është nip i një krimineli të popullit shqiptar- ,shkallinat e mermerta të parlamentit dhe ka muaj e ditë që ulëret hidhur për dekomunistizimin e gjithë shqiptarëve.

Akoma kur nuk ka mbushur moshën gjysmë shekulli; “i  shkëlqyer në mësime” në fakultet në vitet 1997, kur tek ne bëhej luftë e jo shkollë; gjyqtar(?!); avokat dhe “pronar i një studioje me reputacion”; ministër drejtësie  për  22 muaj në atë kohë kur drejtonte qeverinë  krimineli Sali Berisha  dhe bëhej fjalë vetëm për padrejtësi;deputet prej disa vitesh dhe anëtar i partisë demokratike që në fillim të jetës së tij partiake,tani kryetar në detyrë i një lloj pakice partiake  që dikush e quan demokratike. Ky është personazhi që quhet  Enkelejd Alibeaj, i futur në politikën shqiptare  nga krahu demek i djathtë me objektiva shumë të largëta. Këto ditë ky soj politikani, në krye të jë kori deputetësh  shërbëtorë të ustait dhe parasë, kërkon dhe  synon  që me ligj të arrihet “Dekomunistizimi i  shoqërisë shqiptare!” Ai duket që nuk ka  dy pará mend që të kuptojë ç’është koncepti “shoqëri njerëzore” e dashka të dekomunistizojë atë duke nisur nga Shqipëria. Ai  s’e ka haberin asfare për idealin  dhe aktivitetin njerëzor komunist !?

“Magjistër” me rezultate të ‘shkëlqyera’, para 21 viteve; ka qenë zyrtarisht edhe nja tre-katër herë nëpër Europë si në Bullgari, Poloni, Itali, Austri. Jep leksione, i thënçin, për të drejtën kushtetuese po se ku nuk dihet.Ka drejtuar edhe një departament antikorrupsion(!?)në partinë e tij. “Personalitet me kontribute dhe vlera unike për demokratët dhe të gjithë vendin” e ka cilësuar  i pavleri,tashmë i tulatur në ndonjë vrimë miu, Lulzim Basha. Në ‘duelin’ e paradokohshëm Lulzim-Sali doli ky fitimtar, sipas asaj fjalës ” kur zihen dy, fiton i treti”; por me ujkun plak nuk e ha dot se ai të vret ditën e të qan po ditën, ashtu siç ka bërë më shumë të tjerë më parë e siç përgatit tani skenare antishqiptare të pambarimta.

Dhe, Enkelejdi deputet më kartuç në dorë e me kollare, me tërë këto ‘fitore’, duke fluturuar, me ato atribute që i vihen nëpër jetëshkrime, duke qenë nip i Isa Toskës, kriminelit shqiptar të damkosur si i tillë nga historia,tani i është futur ‘me gjoks ‘ punës  që të dekomunistizojë  plotësisht shoqërinë shqiptare!

Nuk dua aspak të ringjall konflikte tashmë të kaluara qysh para tetëdhjetë viteve dhe të deklaruara  të atilla që  hyjnë në fjalorin “mos e ngacmo më tepër se bie erë”. Por realiteti duhet thënë që të njihet e të  gjykohet nga ata që kanë mend, për rrugën më të drejtë që duhet të ecim si shoqëri, si komb, si shtet;rrugë ligjore dhe rrugë shpirtërore, njerëzore. Janë të shumtë,si ky Enkeleidi ynë deputet, që  mendon se komunizmi do të ndalohet dhe vritet me ligje, të cilat parlamenti ynë i nxjerr simite nga furra  me ngjyrë europiane dhe  shije amerikane.

 Pazari i gushtit 2022 : “Më jep votën për dekomunistizimin, që të të jap votën për heqjen e ish-sigurimsave…”

Natyrisht ideologjia e komunizmit është tepër larg  nga dijet dhe hijet e këtij lloj deputeti dhe tërë të tjerëve të këtij kallëpi. Komunizmi “nuk është letër që vjen me postë”, siç thosh një komunist i vrarë në vitin 1967, por është  luftë vigane shekullore e mbarë popujve të planetit kundër shtypjes dhe shfrytëzimit  të njeriut nga njeriu. Është aspiratë shpirtërore e patjetërsueshme dhe bashkudhëtare e  njeriut që ka vetëdije. Është  pjesë e ndërgjegjes shoqërore që  ekziston brez pas brezi dhe nuk zgjat sa jeta e një njeriu. Ajo, si aspiratë, si doktrinë, si ideologji si simbol i më të mirës njerëzore  është shoqëruese e jetëve të njerëzve pavarësisht se  bubrruan në shekullin 18-të, që u revoltuan në shekullin e 19-të  apo vegjetuan të përulur në shekullin e 22-të, ase u revoltuan përsëri dhe e përmbysën qoftë edhe me luftë kibernetike  apo atomike shfrytëzimin  e njeriut nga njeriu, në shekullin 25.

Ashtu siç u poqën kushtet komplekse ekonomiko-shoqërore për të zëvendësuar rendin feudal para afër 600 vjetëve, ashtu, dialektikisht, do apo s’do Enkelejdi ynë dhe bufonët e tjerë si ai, do të ndodhë edhe me sistemin e sotëm të dekompozuar kapitalist që ka qelbur tërë globin. Ky sistem do të përmbyset, e përsëris, përmbyset e jo riparohet apo përmirësohet, dhe do të vendoset sistemi ekonomik e shoqëror komunist, që do të kalojë nëpër shkallëzime shumë të vështira deri në perfeksionimin e tij, shumë të largët nga këtu ku jemi sot. Do të vijojë,për të mos u ndalur në ecurinë dialektike të ekzistencës  nëpërmjet luftës së të kundërtave. E vërteta e hidhur por e plotë është që popujve u ka shkuar thika në palcë nga shtypja, shfrytëzimi, gënjeshtra, hipokrizia, mashtrimi dhe dhuna e mbuluar me maskën e të drejtave të njeriut. Jo vetëm krerët e politikës kriminale të djathtë, që i inspirojnë këto lloj ligjesh absurde, herë në heshtje, herë  në brendinë e thënieve glorifikuese të të huajve për “politikanin e madh shqiptar të sotëm”, herë me miratim gjysmak të fjalëve të thëna e të pathëna, herë me anashkalim indiferent ndaj këtyre synimeve neofashiste dhe shpesh me shpërfilljen e aseteve njerëzore  kombëtare. Madje dikush e quan ‘folklor’ , “antikitet” dhe etapë të tejkaluar, kur i flitet për rolin historik vendimtar të komunistëve shqiptarë në arritjen e fitores në Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe renditjen e vendit tonë ne anën më të drejtë të historisë. Janë edhe jo pak deputetë, aktorë politikë të pafytyrë, të tjerë që thonë se duhet të mbështetet pasardhësi i kriminelit për miratimin e ligjit që mbron kriminelët dhe ‘ndalon idetë komuniste’!? Madje këto ditë po vlon në media pazarllëku i ndotur ” më jep votën për dekomunistizim që të të jap votën për  të hequr ata të sigurimit të shtetit nga qeverisja”.

 

T’u çjerrim maskën deputetëve dhe politikanëve antikombëtarë

Se si punojnë deputetët tanë e di Kryesia, Kryetarja dhe Byroja. Nga media kemi parë, dëgjuar e lexuar se vetëm z.Erion Braçe ka treguar, qarë e mbështetur hallet e pasosura të fshatarëve shqiptarë  bujq e blegtorë. Ka  propozuar edhe rrugët e zgjidhjes. Para ca vitesh doli edhe një tjetër që premtoi por…  harroi sakaq. Deputetët qirindezës nëpër vdekje të befta- janë hipokritët më të pa besueshëm. Vështirë është të gjesh pesë deputetë që  kanë arritur të njohin , të paktën, rrugën për në rajonin që mbulojnë në kilometra katrore dhe ca më pak  shqetësimet dhe  nevojat e  votuesve të tyre. Se si punojnë ministrat e di vetë kryetari që shkarkon e ngarkon kë të dojë e kur ta gjykojë ata pranë tij. Se në fund të fundit, kryetari është i pari i gjithë katundit!

Zaten njeriu si individ,( këtu hyjnë edhe deputetët e ministrat paçka se u duket vetja mal dhe janë afër moçal), është i vockël para historisë dhe ecurisë  kohore të zhvillimit shoqëror. Ndaj është pragmatist dhe thotë më mirë të fitoj e të bëhem i pasur brenda  një nate me çdo mjet se sa të ecij me rregulla e ligje që më kufizojnë  liritë që dua unë dhe që më kafshojnë mollën e dëshirave. Njeriu është tokësor ndaj kërkon qielloren. Është zvarranik, ecën përdhe, ndaj kërkon të fluturojë. Është krejt i përkohshëm ndaj kërkon , edhe pse më kot,përjetësinë. (Në kllapa duhet thënë se përjetësinë ta jep historia  bazuar në veprat e mira që ke kryer në dobi të shoqërisë dhe askush tjetër).  Detyra jonë është që të hedhim sadopak dritë mbi të vërtetën komuniste, këtë “fantazmë” që kapitalizmi e shikon si varrmihësin e vet.Thjeshtë: sepse i rrëmben pronën private dhe synon jetesën e barabartë, në vëllazëri e  liri- dhe fjala liri vetëm në kuptimin: disiplinë. Kurse kapitali këtë fjalë, lirinë, e ka lustruar aq shumë sa e ka bërë  fertele, kaos, katastrofë. Njerëzit  aktualë të   politikës sonë të  sëmurë nga antikomunizmi  janë mediokër, servilë, krejt të paaftë për drejtim kombëtar, të korruptuar kokë e këmbë dhe, në mos më tepër,  të futur e të mirëpaguar nga shtetet e mëdha për të shkërmoqur e demoralizuar sa më shumë shoqërinë shqiptare që ende qëndron e fortë në kombësinë dhe   traditën e saj historike. Ndaj të tillët duhen demaskuar pa mëshirë , me kurajo dhe me guxim. Aktualisht jemi  rreshtuar si shtet në ato vende  me rend shoqëror ku nuk sundon virtyti por vesi, jo ndershmëria, por mashtrimi dhe hipokrizia ndaj  nuk duhet asesi të shkojmë drejt vyshkjes  së çdo lloj ideali njerëzor. Nuk mund të pranohet kurrësesi që të dominojë ndërgjegjen e një populli  teket e një apo dy politikanëve gangsterë e të paskrupullt!

Një zëdhënëse e këtij Alibeajsi, profesoreshë me gjasme, para ca kohësh bënte tellallin, poshtë e lartë.Një tjetër guxon të fyejë në bisedë televizive dhe profesorë të njohur të historisë, që nuk kanë bërë kompromise. Dikush më tutje  hargaliset duke deklaruar solemnisht : “Ajo që Partia Demokratike  kërkon është pikërisht dekomunistizimi. Është një proces që ka vijuar që në fillimet e vitit ’90. Kjo është nismë që do të përfshirë një grup të gjerë. Mendojmë që është momenti i duhur për të manifestuar një dekomunistizim të plotë. Është një grup që do të ngrihet. Do të jemi në konsulta me profesionistë. Janë një sërë institucionesh që do të bashkërendojnë për një paketë efikase.”A thua  se janë duke  e përmbysur botën!Pandehin këta, se do të ngjallen përsëri   kolaboracionistët, kriminelët, ballistë, zogistë, neofashistë dhe do të fitojnë  pushtet të plotë. Koha e tyre ka perënduar qysh më 1944. Në ditët e vapta të këtij dymuajshi volli vrer dhe klithi hidhur përsëri edhe vetë deputeti Alibeaj, duke kërkuar mbështetje  në parlament për të realizuar ëndrrën e tij të dekomunistizimit të të gjithë shqiptarëve! Zaten qeni  leh hidhur   kur është shtrëngueshëm i lidhur prej qafe, me zinxhirin e pronarit. Një i tillë me litar në qafë është edhe E.Alibeaj me shokë. Ata e gjejnë vendprehjen e tyre në parlament sepse aty miratohen të gjitha llojet e gatimeve të hidhura e të helmëta kundër shqiptarëve që nga shitja e copave të atdheut të propozuara nga krerët qeveritarë për këto 32 vjet, deri tek  xhepmbushja me vjedhje të hapura ditën më diell të pasurive të  vendit tonë dhe  të gjakut të popullit, veprime këto që mund të evitohen me politika më të guximshme dhe të prirura nga dashuria për Shqipërinë e jo për sunduesit e huaj.

 

 Të ruajmë kombin dhe truallin shqiptar

 Të gjithë duhet ta dimë mirë se lepuri fle gjetkë! Më tej kufijve tanë dhe brenda radhëve tona, është   puna agresive e nëndheshme shumë vjeçare e pandërprerë dhe tashmë e sofistikuar e shfrytëzuesve amerikanë ndaj komunizmit në tërësi e veçanërisht në Shqipëri. Amerika,(në shumë aspekte edhe Europa plakë e stërlodhur prej luksit, refugjatërisë, makutërisë së manjakëve të mafjes e masonerisë dhe kërcënimit real serioz të Rusisë), nuk janë aspak të kënaqur me arritjet e luftës kundër komunizmit. Më shkoqitur: atyre iu intereson që kohezioni kombëtar shqiptar të shkërmoqet sa më shumë. Mjerani deputeti Enkelejd Alibeaj, me tërë ato  nivele “shkencore” sa poshtë ka rënë,që arrin të besojë se do të  dekomunistizojë shoqërinë shqiptare!?

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …