leoni

Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2022-2023

Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2022-2023. Sipas zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, mësimi do të fillojë më 1 shtator, ndërsa nuk dihet nëse do të nisë në këtë datë për shkak të grevës edhe në sektorin e arsimit. Ndërkohë, njohësit e arsimit thonë se duhet të gjenden forma të tjera sindikale për të shprehur pakënaqësitë. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë komunale të Arsimit, kanë bërë të ditur se çdo gjë është gati për fillimin e procesit mësimor, përveç në disa shkolla të cilat janë në përfundim të renovimeve. Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë për mediet  se përgatitjet janë bërë që mësimi të fillojë më 1 shtator, ndërsa për grevën e mësimdhënësve tha  se veprimet për ndërprerjen e procesit mësimor nuk kanë arsyetim.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …