Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon Kosovën dhe Serbinë për plotësimin e njërës prej pikave të marrëveshjes së Uashingtonit

Amerika mbështet marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë për dokumentet e identifikimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, ka thënë për  Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të hënën. Marrëveshja e arritur të shtunën pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohej nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtonin nëpër Serbi në dhjetë vitet e fundit. Arritja e zgjidhjes përmes dialogut është kritike për të dyja vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …