Socialistët e demokratët që mbështesin Amerikën, sot në Kuvendin e Shqipërisë, filluan sesionin e ri parlamentar

Socialistët e demokratët që mbështesin Amerikën, në Kuvendin e Shqipërisë, filluan sesionin e ri parlamentar

 Qëndrimi i përbashkët i deputetëve socialistë e demokratë rreth  motos, “Armiku i armikut tim është miku im”, dhe armiku politik i përbashkët është Ilir  Meta dhe Sali Berisha, sot i  bëri bashkë  të majtët dhe te djathtët në Konferencën e Kryetarëve, të cilët i dhanë dritën jeshile nismave respektive ligjore që parashikojnë ti  japin fund karrierës politike të personave që kanë qenë në të shkuarën bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit apo të favorizuar prej tij. Socialistët që gëzojnë shumicën ne Konferencën e Kryetareve i dhanë dritën jeshile tri nismave te  propozuar nga grupimi Alibeaj. Por,  pasojat e ndryshimeve ligjore të propozuara nga socialistët nuk bien vetëm mbi një person të përveçëm por edhe mbi forcën politike  që ai drejton pasi nëse kryetari i partisë rezulton të jete ne dosjet e sigurimit te shtetit   dhe nuk zbaton ligjin  rrezikon që subjekti politik që ai drejton te shpërbehet.  Me 5 shtator ligjvënësit rikthehen në ringun e tyre politik pas verës përvëluese, por vjeshta parashikohet edhe me e nxehtë. Ilir Meta nuk e komentoi dakordësine e parë të  socialisteve dhe demokratëve në nisje të sesionit te ri parlamentar por duket e nuk është i lumtur për një bashkim forcash dhe numrash në Parlament për largimin e tij dhe Sali Berishës nga politika.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …