Brickos

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ferenc KAJÁRI, priti në takim Njomza Eminin dhe Daut Tishukun

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ferenc KAJÁRI, priti në takim Njomza Eminin dhe Daut Tishukun

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO , gjeneralmajori Ferenc KAJÁRI, priti sot presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK), znj. Njomza EMINI dhe zëvendëspresidentin z. Daut TISHUKI në Shtabin e KFOR-it (Camp Film City) për urime  lidhur me anëtarësimin e KPK-së në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe për të diskutuar se rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të përkrahjes së vazhdueshme të KFOR-it për sportistët me aftësi të kufizuara dhe në veçanti KPK-në. KFOR-i e ka mbështetur KPK-në në tetë vitet e fundit dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në organizimin e Lojërave Para Sportive Kosova 2022 në Akademinë Kombëtare të Sigurisë në Vushtrri. Presidentja EMINI e falënderoi gjeneralin KAJÁRI për mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për lëvizjen paralimpike në Kosovë ndër vite dhe e njoftoi atë për anëtarësimin e KPK-së në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar (KPN).

 “Ju keni qenë këtu për ne për shumë vite, si në kohë të vështira, kur ishim ende organizatë shumë e vogël, ashtu edhe tani që lëvizja Paralimpike ka bërë përparim të dukshëm. Dua t’ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen e palëkundur të KFOR-it për gati një dekadë” – tha EMINI .

 Gjenerali KAJÁRI shprehu interesimin për të zhvilluar edhe më tutje mbështetjen e KFOR-it për KPK-në, për shembull duke dhënë mbështetje me pajisjen dhe trajnimin e sportistëve paraolimpikë të Kosovës në përgatitje për Lojërat Paralimpike 2024 në Paris.

 Në takimin mes KPK-së dhe KFOR-it ka marrë pjesë edhe nënpresidenti i KPK-së, z. Daut TISHUKI. Z. TISHUKI dhe znj. EMINI shfrytëzuan rastin për ta falënderuar gjeneralin KAJÁRI dhe KFOR-in për mbështetjen e personave të verbër në Kosovë. Si përgjigje ndaj një kërkese zyrtare nga KPK-ja, KFOR-i kohët e fundit vendosi të përkthejë dhe shtypë shumë nga publikimet e tij në alfabetin Braille, në mënyrë që më shumë informacion rreth aktiviteteve të KFOR-it të jetë në dispozicion për të gjitha komunitetet dhe qytetarët në Kosovë, duke përfshirë personat e verbër.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Mavraj: Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj, organizohet turnir në futboll të vogël

Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj më datën …