Në 24 – vjetorin e rënies janë përkujtuar dëshmorët Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari si dhe martirët nga fshati Polluzhë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në prani të  bashkëluftëtarëve, qytetarëve dhe familjarëve të dëshmorëve, në 24 – vjetorin e rënies, kanë përkujtuar jetën dhe veprën e pavdekshme të dëshmorëve të atdheut, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari si dhe të martirëve nga fshati Polluzhë. Pranë lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve, që ndodhet në oborrin e shkollës, kanë  vendosur kurorë lulesh dhe është përkujtuar sakrifica sublime, guximi dhe vepra atdhetare e Afrimit dhe Shaniut. Kujtesa jonë është e freskët, edhe pse kanë kaluar vite nga rënia e tyre. Brez pas brezi do të kujtohen emri dhe heroizmi i atyre që gjakun dhe sakrificën e tyre i vunë në themelet e lirisë. Lavdi dhe nderime përjetë dëshmorëve të kombit, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari si dhe martirëve nga Polluzha, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast!

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …