Vladimir Putin

Vladimir Putin, ka vëzhguar stërvitjet ushtarake, ku po marrin pjesë forcat e Kinës dhe shtetet aleate të Rusisë

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka vëzhguar nga afër stërvitjet ushtarake, ku po marrin pjesë edhe forcat e Kinës dhe shteteve të tjera që kanë qëndrim miqësor me Rusinë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov. Putin u takua të martën me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, dhe me shefin e stafit të ushtrisë, Valery Gerasimov, në poligonin Segevski, dhe vëzhgoi nga afër fazën finale të stërvitjeve ushtarake, tha Peskov për gazetarët. Stërvitjet ushtarake, të quajtura Vostok 2022, nisën më 1 shtator dhe janë paraparë që të zgjasin deri më 7 shtator. Ato po zhvillohen në disa qendra trajnuese ushtarake në Lindjen e Largët të Rusisë dhe në bregdetin lindor. Sipas Moskës, mbi 50 mijë  ushtarë dhe mbi 5.000 njësi të pajisjeve ushtarake, përfshirë 140 avionë dhe 60 luftanije po marrin pjesë në stërvitjet e mëdha ushtarake. Në shtetet pjesëmarrëse bëjnë pjesë disa nga shtetet fqinje të Rusisë, por edhe Siria, India dhe Kina,  aleatja kryesore e Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …