Kanë filluar hetimet kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për mos raportim të pasurisë. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka deklaruar për mediet se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal ndaj Berishajt. Kallëzimin penal zyra e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë. AKK-ja ka filluar ta trajtojë këtë rast pas raportimeve se Martin Berishaj nuk ka deklaruar dy bizneset që i ka në pronësi. Dy kompanitë e tij, “Myloja” dhe “Zaslon Kosova” figurojnë vetëm në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve. Mediet në Slloveni, kishin raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj dyshohej se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” tek politikani slloven, Robert Golob.
Kontrolloni gjithashtu
AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar 24-vjetorin e themelimit, me një takim të organizuar …