Brickos

AKP

Secili drejtor i AKP-së merr pagë 2.880 euro

Me paratë e privatizimit të pasurive të Kosovës, nuk abuzojnë vetëm ata që kanë përfituar nga ky proces i shkatërrimit të pasurive të Kosovës, por në radhë të parë përfitojnë ata që janë caktuar në krye të kësaj “Korporate të krimit të organizuar”. Anëtarët e Bordit të Agjencisë “Kosovare” të Privatizimit janë përkujdesur për t’ia dyfishuar të hyrat vetes, për punën e tyre që bëjnë në këtë agjenci. Dyfishimin e të hyrave ata e kanë bërë vetëm 5 muaj pasi janë votuar nga Kuvendi i Kosovës. Anëtarët nuk marrin pagë, por vetëm kompensim për ditët e angazhuara në këtë institucion. Anëtarët e Bordit të AKP-së kanë votuar, në mbledhjen e muajit prill, dyfishimin e shumës që ata përfitojnë për pjesëmarrjen në Bordin e AKP-së. Aktualisht secili drejtor merr të paktën 2 mijë e 880 euro në muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …