Gjykata Speciale

Gjykata Speciale mbajti konferencën e radhës mbi ecurinë e çështjes në rastin e pretenduar penal kundër krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale mbajti konferencën  e radhës mbi ecurinë e çështjes në rastin e pretenduar penal kundër   krerëve të UÇK-së. Avokati i Hashim Thaçit  ka paraqitur kritika në drejtim të Zyrës së Prokurorit lidhur me vonesën në nxjerrjen e materialeve. Avokati, Gregory Kehoe ka thënë se qëndrimi i Zyrës së Prokurorit  sa i përket rregullës 103, që lidhet me nxjerrjen e materialeve, është shqetësues. “Unë ju drejtohem zotëri gjykatës që ata nuk e kanë zbatuar urdhrin tuaj. Qëndrimi që ata kanë është shqetësues dhe ende nuk kemi një përgjigje pse ka vonesë në nxjerrjen e materialeve dhe me siguri ne nuk e dimë sa kemi në horizont, ka ende materiale për t’u nxjerrë 30 ditë para gjykimit do të flasim edhe për ato gjatë ditës, bazuar në parashtrimet e djeshme të ZPS-së. Pyetja është pse po ndodh, nuk marrim përgjigje, marrim një përgjigje disi agresive ndaj pyetjes suaj i nderuar gjykatës”, ka thënë avokati i Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …