Në moshën 96-vjeçare ka ndërruar jetë, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta e Dytë

Në moshën 96-vjeçare ka ndërruar jetë, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta e Dytë

Familja Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar se Mbretëresha Elizabeta e Dytë  ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Pallati mbretëror njoftoi përmes një deklarate zyrtare se ajo  ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mediave vendase, ajo ndodhej në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral, Skoci. Gjatë ditës, mjekët që mbikëqyrnin gjendjen e Mbretëreshës, janë shprehur të shqetësuar me gjendjen e saj. Mbretëresha Elizabeth e Dytë  ishte një princeshë e re kur mori për herë të parë detyra publike gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u shfaqur në radio dhe duke u emëruar një nga zëvendësit efektivë të babait të saj si këshilltare e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …