Nuk u arrit marrëveshje për ndërprerjen e grevës në arsim mes kryeministri Kurti dhe Këshillit grevist të BSPK-së

Nuk u arrit marrëveshje për ndërprerjen e grevës në arsim mes kryeministri Kurti dhe Këshillit grevist të BSPK-së

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i  takua  me Këshillin Grevist të BSPK-së.  Pas takimit Këshilli grevist i kryesuar nga Rrahman Jasharaj ka deklaruar se me kryeministrin Albin Kurti kanë biseduar rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes për ndërprerjen e grevës. Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur mes këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti e ministrave Murati e Nagavci. Takimi ishte i gjatë. Ne si këshill grevist ia rikujtuam kërkesat tona legjitime, që i di opinioni, ata na treguan për angazhimet që kanë bërë. Takimi ishte përmbajtësor por asgjë nuk kemi ndryshme. Qeveria qëndron në pakon e prezantuar. Ne donim të bënim një kompromis për hir të situatës, por qeveria nuk lëvizte, ka thënë Jasharaj. Që nga 25 gushti, BSPK, duke përfshirë edhe SBASHK-un, ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eruove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Kontrolloni gjithashtu

Studentët në Pejë thërrasin protestë paqësore në mbrojtje të vlerave dhe kundër gjuhës së urrejtjes

Parlamenti Studentor i Universitetit Haxhi Zeka ka bërë thirrje për organizimin e një proteste paqësore …