Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Haradinaj: Deputetët të mos e votojnë demarkacionin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai ka përkujtuar se Qeveria dhe presidenti nuk i kanë dy të tretat e votave për miratimin e kësaj marrëveshje. “Nëse deputetët e Parlamentit të Kosovës e analizojnë me qetësi rastin në fjalë, jam i bindur se në asnjë rrethanë nuk do të votojnë. Duke i njoftë mirë një pjesë të tyre unë besoj se nuk do votojnë pro ratifikimit me asnjë çmim. Qeveria dhe presidenti nuk i kanë dy të tretat e dyfishta për ratifikim”, ka thënë deputeti, Haradinaj. Ai ka shtuar se Mali i Zi nuk posedon prona kadastrale jo vetëm për brezin kufitar, por as për tokat deri në Rozhajë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …