James Jones: Shqipëria mund të jetë njëra ndër anëtaret më të reja të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut

James Jones: Shqipëria mund të jetë njëra ndër anëtaret më të reja të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut

Vendimi i fundit i Qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas një sulmi masiv kibernetik ndaj Tiranës zyrtare tregoi shumë për botën. Kështu, mendon Xhejms Xons  një ish-komandant i Trupave Detare Amerikane, ish-komandant suprem i aleatëve të Evropës dhe ish-këshilltar i presidentit për sigurinë kombëtare. Duke qenë edhe kryetar ekzekutiv i Këshillit Atlantik, ai tha se ngas Shqipëria ka shumë për t’u mësuar. Mësimet nga veprimet e Iranit dhe reagimi i guximshëm i Shqipërisë duhet të vihen re nga Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin global. Ish-komandanti sjell në vëmendje goditjen fillestare të Iranit ndaj sistemeve qeveritare shqiptare. Pasi autorësia iraniane u vërtetua, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë përpjekjet e praktikuara mirë të Iranit për të mohuar dhe shmangur përgjegjësinë”. Edi Rama ndërmori një veprim vendimtar për të shkëputur marrëdhëniet me qeverinë e Iranit dhe për të dëbuar diplomatët nga Shqipëria, saktësoi komandanti, Xhejms Xhons.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …