Nderohen donatoret e instrumenteve muzikore për institucionet e kulturës në Ferizaj

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoreshën e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati Shabani, pritën sot, donatorët e instrumenteve dhe pajisjeve muzikore, për shkollën “Çesk Zadeja” si dhe institucionet kulturore në Ferizaj. Nënkryetari Aliu shprehu falënderim për pedagogët Julie Tompkins Wagner e cila sjell bashkëpunim me pedagogen e mirënjohur Janet Bouwmeester ku të dyja do të mbajnë mastërklas në shkollën “Çesk Zadeja”, gjersa sonte nga ora 18:00, në Galerinë e Arteve, do të mbajnë koncert të përbashkët. Znj. Janet si një trajnere e pedagogjisë muzikore së bashku me znj. Julie, kanë organizuar Trajnim/Punëtori për mësimdhënësit e edukatës muzikore në mënyrë vullnetare në të gjitha aspektet, gjë e cila është mirëpritur nga mësimdhënësit e të gjitha shkollave të rajonit të qytetit tonë me një numër prej 33 mësimdhenës të Edukatës Muzikore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …