Fuat Oktaj: Deklaratat e Nancy Pelosit, lidhur me përleshjet midis Armenisë e Azerbajxhanit, ishin të njëanshme

Zëvendës-kryetari  i Turqisë, Fuat Oktaj, tha se deklaratat e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, lidhur me përleshjet midis Armenisë e Azerbajxhanit, ishin të njëanshme dhe sabotojnë përpjekjet për diplomaci. Sipas tij, deklaratat e zyrtares amerikane janë të papranueshme, pasi zonja Pelosi, e cila në fundjavën e kaluar qëndroi në Armeni, fajësoi Azerbajxhanin për shpërthimin e luftimeve të reja në kufi me Armeninë, që kanë lënë të vdekur qindra të vdekur nga të dyja palët. Në Jerevan, ajo deklaroi më 18 shtator se Azerbajxhani ishte fajtor “për sulmet e paligjshme dhe vdekjeprurëse” ndaj Armenisë, duke dënuar këto sulme. Përmes një postimi,  Oktay i bëri thirrje Uashingtonit që të sqarojë deklaratat e Pelosit, në mënyrë që, sipas tij, ato të reflektojnë pozicionin zyrtar të Shteteve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …