leoni

Sllovenia mbështet Kosovën në anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku (BKS), së bashku më bashkëpunëtor ka takuar të hënën në Lubjanë, Tjasha Kobar, drejtorin e Byrosë së Kartonit të Gjelbër të Sllovenisë si dhe Maja Krumberger, drejtoreshë e Shoqatës së Sigurimeve të Sllovenisë.

Drejtori Mazreku, para homologut Slloven ka prezantuar të kaluarën dhe të tanishmën e sektorit të sigurimeve në vendin tonë.

Mazreku gjithashtu para tyre ka prezantuar edhe reformat e shumta që janë bërë në tregun e sigurimeve në Kosovë gjatë 20 muajve të fundit.

“Unë prezantova para tyre angazhimin tonë gjatë 20 muajve të fundit, si në menaxhimin shumë të mirë të lëndeve, ku kemi mbyllur mbi 11 mijë dhe kemi arritur të paguajmë dëme rreth 20 milionë euro. Gjithashtu para tyre prezantova sistemin e ri INSUREX, gazetën tonë iSIGURIME, ku pala Sllovene kanë mbetur të impresionuar me të arriturat gjatë 20 muajve të fundit” ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku pas takimit me homologun Slloven.

Mazreku gjithashtu tha se Byroja e Sllovenisë ka ofruar mbështetje të çdo inciative për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Përndryshe Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka  konfirmuar se në aspektin teknik Institucioni që ai drejton ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. / Byroja Kosovare e Sigurimit /

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …