Ali Gashi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi, konfirmon se greva është duke vazhduar

Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, ka deklaruar se greva është duke vazhduar. Greva ka ardhur nga mosdëgjimi i kërkesave nga Qeveria për hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. Sipas tij, nuk dihet numri i institucioneve lokale dhe atyre qendrore që kanë hyrë në grevë. Numrin nuk e dimë për arsye se ju e dini që greva është vullnet i palëve, në këtë rast anëtarësisë së dy palëve dhe të tjerëve që konsiderojnë se iu kanë shkel të drejtat dhe pajtohen me kërkesat që i ka ngritur BSPK-ja, në raport me të drejtën e punës, kushtet e punës dhe aspektin material në këtë kontest kur kërkojnë paga më të mira”, tha ai, për Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …