Vladimir Putin

The Guardian: Vladimir Putin më lehtë shkakton një luftë bërthamore, sesa ta pranojë humbjen

Gazeta The Guardian  shkruan se Vladimir Putin u mbështet në një cep në Ukrainë dhe bazuar në përvojën e mëparshme, udhëheqësi rus është gati të rrezikojë një luftë bërthamore në vend që të pranojë humbjen.  Shtatë muaj pasi Putin nisi pushtimin e tij, trupat ruse janë shtyrë nga rajoni i Harkovit dhe forcat ukrainase po avancojnë në Luhansk. Ato  po bëjnë presion mbi trupat ruse dhe linjat e furnizimit në Kerson.  Nuk është e pamundur që Rusia të mund të humbasë territoret që ka mbajtur që nga viti 2014, nëse forcat e Putinit nuk janë në gjendje të ndalojnë kundërsulmin ukrainas. Përballë poshtërimit, Putin lëshoi një kërcënim të ri: të mbajë një “referendum” në rajonet e Donetsk, Luhansk, Zaporozhjia dhe në Kerson, që  mund të çojë në aneksimin e tyre nga Rusia në fillim të javës së ardhshme. Për Rusinë jo do ta kthente një “operacion special ushtarak” në Ukrainë në një luftë mbrojtëse në Rusi, duke hapur mundësinë e mobilizimit të plotë, të shpalljes së luftës dhe madje edhe të një sulmi bërthamor, shkruan mes tjerash The Guardian.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Jashari

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri Kurti nuk po e lejon ministren Nagavci të takohet me SBASHK-n

Kryetari i Sindikatës sp Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Rrahman Jasharaj ka thënë se …