Selmanaj

Selmanaj: Vendimi i Kushtetueses mund të eskalojë situatën

Kreu i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka vlerësuar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit, është i ndikuar nga politika. Duke e quajtur të papranueshëm këtë vendim, ai ka thënë se më e rënda është se “Gjykata legjitimon një vendim të Millosheviqit”. Selmanaj ka thënë se do të kundërshtojnë këtë vendim me protesta paqësore, por nuk ka përjashtuar mundësinë që situata e sigurisë të eskalojë. “Ata që kanë marrë vendime të pandërgjegjshme do ta mbajnë përgjegjësinë për këtë situatë”, ka thënë Selmanaj. Kryetari i Deçanit ka theksuar se vendimi i Kushtetueses po i prish edhe marrëdhëniet mes komunës dhe Manastirit të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Elmi Reçica

Elmi Reçica, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen

Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës, në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica, …