Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia kanë bërë të ditur se nuk i njohin referendumet e mbajtura për bashkim me Rusinë

Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia kanë bërë të ditur se nuk i njohin referendumet e mbajtura për bashkim me Rusinë

Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia kanë bërë të ditur  se nuk i njohin referendumet e mbajtura për bashkim me Rusinë në  Republikat Popullore Donetsk dhe Luhansk që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në Ukrainë dhe në rajonet Kherson dhe Zaporozhia nën kontrollin e ushtrisë ruse. Kreu i Këshillit Presidencial shtetëror në Bosnjë-Hercegovinë, Shefik Xhaferoviq, në një deklaratë me shkrim vuri në dukje se referendumi separatist i mbajtur në disa rajone të Ukrainës është në kundërshtim me ligjin dhe tha se “Bosnjë dhe Hercegovina nuk do të njohë kurrë referendume të mbajtura në këtë mënyrë”. Edhe kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke bërë të ditur se vendi i tij nuk e njeh referendumin në Ukrainë, tha se “Serbia nuk mund ta pranojë kurrë këtë sepse ne mbështesim ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara. ( Anadolu shqip)

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …