Ramush Haradinaj, uroi nipin, Luan Haradinaj djalin e vëllait hero, Shkëlzenit, për diplomën, Oficer të Inteligjencës Ushtarake

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, uroi nipin, Luan Haradinaj,  djalin e vëllait hero, Shkëlzenit, për diplomën, Oficer të Inteligjencës Ushtarake.  Haradinaj ka thënë se Luani i ka bërë krenarë të gjithë. “Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA”. Kujtojmë se më 16 prill të vitit 1999, në Maznik, afër Deçanit, forcat ushtarake e policore kishin marrë një ofensivë kundër popullatës civile. Shkëlzen Haradinaj dhe Njësia e tij Speciale qëndruan  në Malet e Maznikut me qëllim që të shpëtonin civilët shqiptarë nga forcat serbe. Gjatë një beteje të ashpër, kundër forcave serbe, në mbrojtje të popullatës civile të strehuar në Malet e Maznikut, bien trimërisht Shkëlzen Haradinaj me bashkëluftëtarët: Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …