Ali Gashi

Ali Gashi: Mosekzekutimi i pagave për arsimtarët është një tendencë për t’i shantazhuar dhe për t’i frikësuar sindikatat

Edhe pse edhe shërbyesit civilë ishin në grevë, të premten, më 30 shtator u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator. Por, këto paga nuk i kanë marrë punëtorët e arsimit, të cilët bashkërisht ishin në grevë, ka thënë Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës. Mosekzekutimin e pagave për arsimtarët është një tendencë për të shantazhuar dhe për t’i frikësuar sindikatat në përgjithësi, dhe me theks të veçantë ndëshkim mbi SBASHK-un, si sindikatën më të madhe  e Kosovës. Ne si Sindikatë e Administratës Publike e mbështesim fuqishëm SBAShK-un dhe kërkojmë në të njëjtën kohë nga Qeveria që urgjentisht ta bëjë lëshimin e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit, pasi është e drejtë e tyre dhe në të njëjtën kohë Qeveria, e cila do të duhej të ishte gardian i ligjshmërisë dhe t’i respektoj ligjet e Kosovës, ajo është shkelësja më e madhe e ligjeve dhe mohuese e kontributit të çmuar të të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit”, ka nënvizuar Ali  Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …