Kryetari Latifi mirëpritet nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka vizituar Tiranën ku është pritur nga Kryebashkiaku i kryeqendrës së shqiptarëve Erion Veliaj me bashkëpunëtorë, për të hapur shtigjet e punëve të përbashkëta në të ardhmen. Pas shkëmbimit të përvojave dhe ideve, u dakorduan për bashkëpunim institucional në fushën e bujqësisë, ekonomisë, turizmit, rinisë e sportit, si dhe në zhvillimin e agro-turizimit, mundësi të jashtëzakonshme këto, me dobi të drejtpërdrejta mes të dya palëve. Kryetari Latifi tha se, ndihemi jashtëzakonisht mirë, në kryeqytetin i cili falë punës së z.Veliaj është shndërruar në një model edhe për kryeqendrat e mëdha rajonale dhe evropiane, e po ashtu edhe më të nderuar ndihemi që tashmë edhe Komuna e Rahovecit është pjesë e familjes së madhe të Unionit të Bashkive në Rajon.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …