Kryetari Latifi dhe ministri Aliu nënshkruajnë marrëveshje për financimin e Rregullimit të shtretërve të lumenjve në disa fshatra të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi bashkë me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, kanë nënshkruar një shtojcë (aneks) memorandum mirëkuptimi, për vazhdimin e bashkëfinancimit të projektit: “Rregullimi i shtretërve të lumenjve në fshatrat Hoçë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac dhe Krushë e Madhe”. Konkretisht, me anë të kësaj marrëveshje, MMPHI, për këtë vit do të sigurojë mjete në vlerën: 60,000 € për realizimin e këtij projekti. Po ashtu, u diskutua për nevojën e bashkëpunimit në projekte të tjera në interes të qytetarëve të komunës së Rahovecit, e që ndërlidhen me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Kryetari Latifi e ka falënderuar Ministrin Aliu, për këtë marrëveshje dhe investimet e Ministrisë në Komunën e Rahovecit!

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin e veçantë

Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr. Ismajl …