Antonio Guterres

Guterres: Ngjarjet e 31 korrikut në veri të Kosovës, ishin një përshkallëzim serioz, që solli situatën në prag të ballafaqimit

Në raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për Kosovën, i cili do të prezantohet më 18 tetor në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet se retorika e shtuar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përshkallëzimi i tensioneve në terren pati ndikim në progresin në normalizimin e marrëdhënieve në periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2022. Siç thuhet në raportin e publikuar në faqen e OKB-së, të dyja palët debatuan më së shumti për votimin për Kosovën gjatë zgjedhjeve në Serbi, çështjen e lirisë së lëvizjes dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme për çështjet energjetike dhe Asociacioni i Komunave Serbe,  “Tensionet dhe retorika e nxehtë gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport përshkruajnë situatën e brishtë në terren. Ngjarjet e 31 korrikut në veri të Kosovës, si reagim ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës lidhur me lirinë e lëvizjes, ishin një përshkallëzim serioz, i cili e solli situatën në prag të ballafaqimit me pasoja potencialisht tragjike”, thuhet në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Mbështetja e vazhdueshme e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë ndihmoi në uljen e tensioneve dhe ruajtjen e angazhimit në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Guterres vuri në dukje se paqja mbizotëroi falë angazhimit të gjerë të diplomatëve, duke theksuar se rëndësia e përmbajtjes dhe e përkushtimit ndaj dialogut për të zgjidhur mosmarrëveshjet nuk mund të theksohet sa duhet.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …