Robert Bosch

Robert Bosch: Është një turp shumë i madh kushtëzimi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me sistemin ETIAS

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë,  miku i madh i Kosovës dhe i shqiptarëve,Robert Bosch, e ka quajtur “turp të madh” kushtëzimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës  me sistemin ETIAS. Bosch përmes një postimi ka shkruar se nëse një gjë e tillë është e vërtetë atëherë është një turp i madh ta dëgjojmë një propozim nga një shtet si Franca, që synon kryesimin e BE-së. ETIAS ndoshta nuk do të jetë funksionale për një kohë shumë të gjatë duke marrë parasysh përvojën me sisteme të tilla në të kaluarën. Të shtosh këtë kushtëzimin shtesë vetëm për Kosovën nuk është gjë tjetër veçse turp total!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …