Ylli Mece

YLLI MEÇE: RAMA SHKON NË BERGAMO….. ME “QYLAFIN E BALLISTIT, SELFO QORRI“

Për fatin e mire të tij Rama nuk i përket periudhës historike të kryeministrit shqiptar të pushtuar, Shevqet Verlaci, por dhe as vet Shevqeti, i cili shoqëroi mbretin e Italisë fashiste Viktor Emanuelin e III-të në vizitën e tij në Tiranë në majin e vitit 1941 nuk përkon me kohën e sotme të E. Ramës.

Shpëtoi nga plumbi i heroit Vasil Laçi, mbreti italian, por ama poturet plot i mbushi Shevqeti. Sigurisht, që nëse në vend të tij do të ishte E. Rama, mundej që sot të shpallej “Martir i Demokracisë” ose nga Berisha ose nga vet “armik-miku” i tij Meta.

Por përtej hamendësive paralelizmi në kohë është shumë identik. Jam tejet i sigurt se nëse Rama do ishte personazh i asaj kohe, deomos do të ishte në krye të rreshtit të delegacionit, apo shpurës për t’i dhuruar Kurorën e Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë pa mbushur saktësisht një javë mbas pushtimit fashist të vendit tonë. Po pse i them këto ? Shkas u bë një interviste e tij dt. 9 tetor në qytetin e Bergamos me rastin e organizimit të një seminari kultura ndryshon botën : “SEMI”( Stories of Excellence Merit and Innovation……. ). Duhet theksuar se i ftuar në prani të shumë hierarkëve të lartë të politikës por dhe të kulturës italiane, Rama në prani të kamerave të kanalit televiziv “Sky tg 24” mbasi hidhet në kujtimet e adoleshencës së tij, u mburret të pranishmëve se ai shkonte enkas në Vlorë jo për pushime, por për te parë Tv italian, se Shqipëria i kishte shpallur luftë artit botëror te shek XX-te, se ne të rinjve, po sipas tij, na qethnin, na matnin këmbët e pantallonave se feja..etj..etj.

Pa u futur në debate dhe duke mos rënë pre e adoleshencës së tij po ndalem te ajo çka është më e rëndësishme por që ngelet më skandalozja e gjithë intervistës së tij të pështirë, aq e pështirë, aq servile, aq antikombëtare saqë nuk do ja pranonin jo vetëm as Legalistët e Zogut por dhe vet Ballistët nuk do dilnin kaq hapur. Mbasi mburr arkitektët italianë se ata na paskëshin projektuar shumë objekte që ne sot i ruajmë si objekte kulture ai, kujtohet se duhet thënë dhe diçka që të justifikojë ardhjen e tyre.Po si ta justifikonte ndërhyrjen italiane të 7 prillit 1939 si miq apo si armiq ? Për të mos i zemëruar italianët e pranishëm duke buzëqeshur para tyre ( paçka se populli ynë i këndoi asaj date 7 prilli mos ardhç kurrë/ se na turpërove flamurë..) kështu që edi zë e deklaron:

“Tirana ka qenë e projektuar nga arkitektët italianë dhe gjithçka që shihni në Tiranë si një monument kulture me një rëndësi të veçantë është realizuar dhe ndërtuar pikërisht nga arkitektë italianë në periudhën përpara dhe gjatë pushtimit fashist. Edhe gjatë pushtimit fashist të themi ka qenë një pushtim sikur të ishte diçka më se e natyrshme sepse Shqipëria i përkiste kësaj perandorie dhe nuk besoj se do ketë asnjë ndryshim në marrëdhëniet.”

Për pjesën e parë të frazës që ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës, Rama thotë në mënyrë tinzare një të vërtetë të hidhur, të hidhur sepse nuk e shpjegon që përse i ndrtoi Italia e Mussolimnit këto objekte, dhurate për shqiptarët apo u nevojiteshin për qëllimet e tyre?

Duke vazhduar më poshte po sipas tij, te gjysma tjetër e frazës ai bie në meditime të skizofrenit artist, Koçit, të teta Ollgës “Zonjës nga qyteti” (teta Ollga: Ahhh… këta artistët o janë të mënçur shumë o kanë rrodhisur nga trutë).Po pse ?!..Sepse Rama deklaron se pushtimet janë të mira ngaqë armiku ndërton pallate, rrugë, godina ministrish, objekte, na sjell teknologji na çon përpara se na jep marmelatë, makarona na bën me mustaqe spic, na rrit leshrat shkurt na zhvillon dhe emancipon shoqërinë, kështu që Rama duke marrë pozicionin e ballistit vlonjat “Selfo Qorri”( personazh i filmit “Kur zbardh një ditë”), as nuk e ka problem nëse është shqiptar apo italian, sepse sipas tij pushtimi ishte fare i natyrshëm, me mendjen e këtij kaqoli sarahosh që bredh lartë e poshtë Evropës me çitjane turqie ..”Shqipëria i përkiste kësaj perandorie”. Pyes ty or kreu i ministrave tanë: Kujt perandorie i përket Shqipëria, asaj latine?

Po sikur mbas kësaj deklarate të ngrihet Turqia e të thotë se ne historikisht jemi vëllezër me shqiptarët, sepse për pesë shekuj e gjysëm kanë qenë në perandorinë tonë?( sepse shprehijen, qe jemi vëllezer me turqit e ke deklaruar ti Edi dhe para Erdoganit) por mund të ndodhë që në të pastajmen Greqia nga inati të thotë: Qirjes Edi Shqipëria është Epir ndaj dhe ne nuk kemi për ta hequr ligjin e luftës “sikur kaq ta bëni dhëmbin” !, Apo më keq akoma, Serbia shoviniste të bëhet xheloze dhe ajo të deklarojë se mbas kaq e kaq shekuj, toka dardane është….” Nashu Kosovo”?!

Pyes a ke gjak shqiptari ti or kryeministri ynë ?

A i mat fjalët dhe a mendohesh apo flet si e “ëma e Zeqos majë thanës”?

Kush të ka autorizuar ty që të nxjerrësh nga goja ide të tilla?

Kush të autorizon ty të flasësh në emër të atyre që janë kundër pushtimit të Shqipërisë ?

E di se dhe ti ( të takonte që përemrin të ta shkruaja me gërmë të madhe, por ti je shume i vogël dhe ende latant), pra a e di se je vetëm një përfaqësues i shtetit shqiptar dhe kurrë s’duhet ta mendoje se je gjithë Shqipëria,?!

Por dhe si një përfaqësuesi saj ti i ke ulur aq shumë vlerat e vendit tënd, saqë bëre xhelozë gjithë ballistët klasikë që për çudi u ranë dhe ata dy dhëmbë që u patën ngelur nga pulat e kotecëve të kohës. U ranë, sepse jua u menderose “ashi qare” .

Jo për gjë por ata të paktën e deklaronin se “Shqipëria është e shqiptarve”, paçka se jua u bënin me sy dhe italianit dhe gjermanit teksa ti u thua hapur se ne jemi Itali. Sigurisht nderojmë dhe respektojmë popullin italian, sigurisht jemi për miqësinë e mire midis dy vendeve, sikurse dhe me çdo vendi tjetër, sigurisht që nuk e harrojmë atë që bëri qeveria dhe populli italian në vitet 90-te apo dhe populli grek për shqiptarët, por dhe populli italian nuk e harron kurrë atë që bëmë ne për bijtë e tyre që na erdhën si fashistë dhe mbas kapitullimit më 1943 i mbajtëm si bijtë tanë disa nëpër formacionet partizane e disa të tjerë nëpër familjet e atyre që u kishin vrarë bijtë, sikurse dhe populli grek nuk e harron që ne strehuam bijtë e tyre luftëtarët e çlirimit në malet e Gramozit nga përndjekja e trupave monarkofashiste.

Kaq shpejt e harrove ti, që në vitin tuaj të mbrapshte në 1997 njëqind investitorë italianë në Shqipëri i kërkuan senatit të tyre që të ndërhynin me trupa “ për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike”, gjë që vet Senati italian nuk e miratoi, nuk e miratoi, sepse do konsiderohej si një pushtim i dytë në Shqipëri teksa komunistet italiane e denoncuan si pushtim madje dhe operacionin ushtarak të ashtuquajtur humanitar“Alba” të tillë e cilësuan. Po pse kjo a nuk ishte rrjedhojë e politikës së rracës tuaj anti-kombëtare?

 Ti vet e thua dhe me të drejtë në intervistën tënde se s’ka rendësi se kush është ne pushtet e majta apo e djathta qe do te thotë se ju kini të njëjtin surrat.

E di ti or Ramë aga, ai regjim i mbyllur që s’të la ty te bëheshe si majmun me leshra te gjata e me mjekër i doli zot vendit për gjysëm shekulli, pa çka se thua se ti me shokët e tu e dini se sa paskeni hequr në atë regjim! Mos vallë e the këtë gjë për të justifikuar çdo lloj pushtimi të na bëjnë?

JA e dini ju z.Rama se dhe vet italianet e kanë dënuar jo vetëm okupimin e vendit të tyre nga Gjermania naziste, por dhe okupimin e Shqipërisë nga Italia. Dhe që ta kuptosh mirë këtë gjë, okupatorët nuk vijnë me pëllumba e trëndafila në duar por me avionë, tanke, autoblinda me armë e mijëra e mijëra ushtarë. Po të lexosh arkivat ushtarake të Italisë, do e gjesh aty se çfarë thonë ata vet me gojën e tyre për ndërhyrjen imperialiste në Shqipëri, madje unë po ju kujtoj se më 1920 kur Italia mbante ende të pushtuar Vlorën, vet populli italian e kundërshtoi kërkesën e gjeneral Piaccentinit që të dërgonin trupa të tjera shtesë për të përballuar kryengritësit shqiptarë.I di ti këto apo jo, edi se vet populli italian u ngrit në demonstrata në qytetet e Brindisit, Ankonës e gjetkë (lexo “La rivolta di Arditi” por dhe unë kot të them, ti nuk lexon historinë e vendit tënd e jo më të Italisë).

Diskutimi yt dhe paraqitja jote të paktën me atë fragment të shkruar është tërësisht anti kombëtar, kapitullues që interesat e vendit jua u shet të huajve e jo vetëm kaq, por unë ta kam merakun se mos dhe Mussolinin e V. Emanuelin i shpall miq të popullit shqiptar dhe i dekoron me “Urdhërin e Shqiponjës”, sikurse mund t’i shpallësh heronj të demokracisë shqiptare. Mos vallë ti indirekt u jepje leksion italianëve që dhe ata të riabilitojnë Mussolinin dhe fashizmin e tij ? Të pranishmit i le me gisht në gojë.

Ata të duartrokitën nga gëzimi duke menduar: “Shyqyr që e mbaroi intervistën”! Nuk dua të merrem me idiotësitë e tjera që ke shprehur në atë studio televizioni, sepse fundja nuk ke asnjë ndryshim nga “Koçi i teta Ollgës”, por habitem se si Partia socialiste mban ende si lider, një person si ti! In memorium…- I riu Adolf Hitler u paraqit në katedrën e arteve figurative me punimin në pikturë të titulluar “Rrënojat e Vjenës”, profesori i tij e ngeli për mungesë talenti. Vonë, profesori ishte penduar duke thënë: Do kisha bërë mirë ta kisha kaluar Hitlerin me pikturën e tij”Rrënojat e Vjenës”, se sa e lashë, ta kthente Vjenën….. në rrënoja.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …