Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kryeministri, Edi Rama, e tha atë që duhej thënë dhe asgjë më shumë

Në këtë hapësirë të madhe ku i thonë Kosovë, ku dikur, dera e madhe hapej e mbyllej nga Serbia dhe ish Jugosllavia. Dikur…, por tanimë, jo. Tani, Kosovën dhe interesat e saj vitale kanë të drejt dhe obligim t’i mbrojnë shqiptarët ku do që janë, pa dyshim edhe miqtë tanë ndërkombëtar dhe kjo i bënë mirë popullit dhe shtetit tonë në ngritje e sipër.

Qëndrimi i Kryeministrit të Shqipërisë, z. Rama, nuk duhet të nënkuptohet më shumë se sjellje dhe obligim, para së gjithash vëllazëror e kombëtar, për të mbrojtur dhe thënë troç një të vërtetë të madhe siç edhe e tha më së një herë. Këtë e bëri me dinjitet jo më pak se Kryeministri i Shqipërisë z. Rama, pikërisht para Këshillit të Evropës, aty ku duhej thënë, dhe këtë mundësi e ka jo secili për ta thënë!

Ta zëmë:

Po ta kishin thënë këtë që e tha zoti Rama për Kosovën, në Këshillin e Evropës si Kryeministri i Norvegjisë, Suedisë, Holandës, Francës, Rumanisë, Sllovakisë Spanjës etj. Çka do bëhej?, ne shqiptarët e Kosovës do i ngjitnim ata ne qiell! Do ngrinim dolli e do bënim koncerte në mes të Prishtinës për një javë rresht!, do i falënderonim ata për jetë të jetëve deri në përkulej, do tua ngritnim nga një shtatore etj.

Por, kur këtë e thotë z. Rama- Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, disa nga ne bëjnë të kundërtën, shajmë z. Rama vetëm e vetëm pse e mbrojti një çështje të drejt dhe shumë parimore për Kosovën, për luftën tonë çlirimtare dhe për shpifjet e paskrupullta të Dik Martit, shpifje kjo mbi të cilën mu nga ka Këshill u ngrit një akuzë fantazmë dhe misterioze që Republikës së Kosovës i ka kushtuar dhe po i kushton aq sa as djalli nuk do ta kishte menduar kaq për së mbrapshti.  Këtë shpifje intriguese e zhveshi lakuriq, dhe po e zhveshë përditë katërçipërisht, pikërisht Edi Rama- Kryeministri i Shqipërisë!

 

Në fakt, këtë sharje të çakorduar që bëjnë një autobus naivësh dhe injorantësh, kjo nuk del asnjëherë nga shpirti ynë liridashës- Jo. Në fakt, injoranca është çështje e madhe, është kafshatë që nuk kapërdihet or vëlla! Këtë që e tha Edi Rama, nuk mund ta thotë secili, nuk e ka këtë fat secili, nuk di ta thotë secili…

Ta zëmë: Po sikur z. Rama të mos e mbante këtë qëndrim para këtij Këshilli, të thoshte se çështja e Kosovë, vizat dhe Gjykata Speciale, është çështje ekskluzive e Këtij Këshilli, madje ky këshill ka të drejt edhe në pretendime t e Dik Martit, me këtë rast unë si Kryeministër i Shqipërisë nuk ndërhyj në këto çështje!…

A thua çka do thoshim ne “Kosovarët” ( në fakt jo të gjithë- veço këtë kastën e injoranteve),  do shanim z. Rama mbarë e mbrapsht, dhe atë duke e akuzuar për tradhti kombëtare! Sa të çoroditur që jemi:

Shajnë një burrështetas që mbron një çështje parimore të domosdoshme kombëtare, po në atë masë, sa shajnë edhe atë që nuk e mbron këtë çështje! Edi Rama vazhdon me qëndrimin e tij prej burrë shtetasi, ani pse qentë lehin!, dhe bënë mirë që vazhdon e nuk dëgjon këta që lehin hënën, natën!…

Edi Rama e tha me guxim atë që duhej thënë, dhe asgjë më shumë!

CH-15-10-2022

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …