Edi Rama: Si mundet dikush të kafshojë të vdekurit për të nxjerrë përfitime politike?

Edi Rama: Si mundet dikush të kafshojë të vdekurit për të nxjerrë përfitime politike?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli sot lidhur me akuzat e opozitës, e cila i ka drejtuar gishtin policisë për vdekjen e  të droguarit Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë pasi u shoqërua nga policia. Në fjalët e tij, në takimin me fermerët e Fierit, Rama tha se ata që akuzojnë policinë, duan të zgjojnë urrejtjen te policia e shtetit dhe se sulmojnë pa ditur se si ka ndodhur ngjarja. Në kohë krizash disa kërkojnë zgjedhjet dhe disa fajtorë. Ne jemi për të kërkuar zgjedhje. Ata që kërkojnë fajtorë duan të zgjojnë urrejtjen te policia e shtetit. Çohuni se e vrau policia, jo vetëm ka një moment që njeriu i thotë vetes prit, çfarë shqiptari jam. Si mundem unë të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime. Si mund të sulmoj policinë për diçka që nuk di si ka ndodhur. Polica është mësuar tani më me hiena, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …