Fatmir Limaj ka paralajmëruar lirimin e shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim, në Sheveningen

Fatmir Limaj ka paralajmëruar lirimin e shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim, në Sheveningen

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj duke folur në konventën politike “Veprat flasin”,  ka paralajmëruar lirimin e shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale, në Hagë. Ai tha se nevojitet një “front i përbashkët politik” kundër Qeverisë Kurti 2, e cila e ka futur Kosovën në “një qorr sokak”.  “Kosova sot ballafaqohet me situatë të çuditshme. Janë njerëz që flasin e mashtrojnë. Kosovën e kanë futur në një rrugë pa krye. Sot janë në krye të shtetit mohuesit e shtetit të Kosovës. Prandaj u desh  të takohemi në këtë konventë politike “Veprat flasin” e ne jemi për veprat bashkë. Kosova qeveriset nga një grup njerëzish të papërgjegjshëm, pa vizion. Sot kemi qeveri pa plan e pa program. Qeveria e ka humbur komunikim me qytetarët e partnerët e vet. Kjo qeveri e ka futur Kosovën në një qorr sokak. Unë bëj thirrje për një front të përbashkët politik. Na duhet ta shërojmë këtë helm që e ka ngritur kjo qeveri te qytetarët. Na duhet që t’i kthejmë miqtë e partnerët tanë. Na duhet t’i normalizojmë marrëdhëniet me Shqipërinë”, tha Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …