Gjykata Speciale ka vendosur për t'ia vazhduar masën e paraburgimit për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit kundër Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ditë më parë ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kjo Zyre me anë të një parashtrese drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake, ka thënë se ekziston rreziku i arratisjes, pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve të tjera ndaj atyre personave që konsiderohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarë potencialë. Më 29 prill të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria  pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetisht.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në …