Bajram Mulaku

Mulaku: Serbët demoluan 63 shtëpi të tyre për ndërtimin e të cilave Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 1.4 milion euro

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka bërë të ditur se serbët kanë demoluar 63 shtëpi të tyre për ndërtimin e të cilave janë shpenzuar 1.4 milion euro, mjete këto të ndara nga buxheti i Kosovës dhe donatorët. Ai shtoi më tutje se para se t’i demolonim, serbët kanë marrë nga shtëpitë e veta mobiliet që janë blerë me mjetet e Qeverisë së Kosovës. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku përkujtoi se në vitin 2003, në fshatin Maxhunaj qenë ndërtuar 35 shtëpi, për po aq familje serbe, të cilat kishin shprehur dëshirën të ktheheshin në fshat. Një vit më vonë, gjithashtu për të njëjtin qëllim ishin ndërtuar edhe 15 shtëpi të tjera në fshatin Sllatinë, ndërsa në vitin 2010, në Dolak u ndërtuan edhe 13 shtëpi për familjet serbe. Të gjitha këto shtëpi më vonë janë demoluar krejtësisht nga vet serbët.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …