Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Avokati i Hashim Thaçit alarmon për një sjellje jo-profesionale të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Gregori  Keohe, ka bërë me dije se Zyra është duke u thënë disa personave që po i interviston se janë aty të pranishëm në cilësinë e “të dyshuarve”. Ai ka thënë se kjo praktikë është aplikuar më së shpeshti te ish-pjesëtarët e UÇK-së që janë thirrur për intervistim. “Mbrojtja thekson se prokuroria ka adoptuar një praktikë të këshillimit të disa personave që i intervistuan se ishin të pranishëm në cilësinë e të dyshuarit, ka thënë ai në një parashtresë të dorëzuar në Gjykatës Speciale. Kjo praktikë e Prokurorisë është e dëmshme për Mbrojtjen dhe ka rezultuar në presion të konsiderueshëm psikologjik ndaj atyre që janë caktuar si të dyshuar. Në veçanti, rezultati është se personat e caktuar si të dyshuar nga Prokuroria nuk janë të gatshëm të dëshmojnë në emër të Mbrojtjes, apo edhe ndonjëherë të flasin me mbrojtjen, pasi ata janë të shqetësuar nga pasiguria e rrethanave të tyre. Ky është një problem i drejtësisë themelore për ata që janë caktuar si të dyshuar, të cilët mbahen në një gjendje pasigurie të përhershme ndërkohë që Prokuroria vazhdon hetimet e saj pafundësisht. Më tej, pasi që Prokuroria ka marrë një  qasje e gjerë ndaj atyre që intervistoi si ‘të dyshuar’, hetimet e Mbrojtjes janë penguar ndjeshëm ka thënë avokati. Gregori  Keohe.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …