Joe Biden përshëndet Shqipërinë e popullin shqiptar për bashkëpunim të fuqishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë takimit me përfaqësuesen amerikane në OKB, ambasadoren Linda Thomas-Grinfield, ka marrë një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje nga kryetari amerikan, Joe Biden për Shqipërinë dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin e fuqishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale. Si aleatë të NATO-s, kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën. Përballë agresionit rus kundër Ukrainës, kemi qëndruar krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kemi bashkëpunuar për rezoluta të lidhura me luftën e padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë si dhe për adresimin e sfidave të tjera globale. Me rastin e 100-vjetorit të  lidhjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, Bideni ka nënvizuar se në vitet e ardhshme dëshirojmë që ta thellojmë edhe më tej partneritetin tonë strategjik, si dhe do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për një rol më të madh lidershipi, përmes promovimit të stabilitetit dhe sigurisë energjetike në Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e profesorit, Antigona Qeriqi

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e …