Shef për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Josep Borell bëri të ditur se trupa të tjerë evropiane kanë mbërritur në Kosovë për të garantuar siguri, pasi në Veriun e Kosovës ka situatë të tensionuar, meqë pjesëtarët e komunitetit serbë si deputetë, gjyqtarë, prokurorë, policë e punëtorë administrativë lëshuan institucionet, në shenjë proteste për vendimin e shkallëzuar të Qeverisë së Kosovës për targat që ka nisur zbatimi më 1 nëntor. Për rikthimin në institucione ata duan që të anulohet vendimi për targa si dhe të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Qeveria e Kosovës me qëndrimet e deritanishme të luhatshme, ende nuk ka marrë një vendim definitiv. Bashkimi Evropian e ka parë të nevojshme që për çështje sigurie, EULEX të rris vigjilencën në atë pjesë të Kosovës, ku kanë zbarkuar disa krabinierë italianë.
Kontrolloni gjithashtu
Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull
Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
