Pas largimit të Policisë në Veri të Mitrovicës dhe deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, gjykatësve e prokurorëve e zyrtarëve të tjerë, sot dorëheqjet e tyre kanë dorëzuar edhe zyrtarët e lartë të Komisioneve Komunale Zgjedhore. Pasi Qeveria paralajmëroi se do të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme për zëvendësimin e kryetarëve të komunave dhe deputetëve serbë të cilët dhanë dorëheqje, kryetarët e komisioneve zgjedhore komunale në mënyrë të organizuar me qëllim të bojkotimit të këtij procesi kanë dhënë dorëheqje në mëngjesin e sotëm nga pozitat e tyre. Lajmin, për mediet në veri e ka konfirmuar zyrtari i lartë i KKZ-së për Mitrovicën e Veriut, Slobodan Dimitrijeviq.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
