Vuçiq

Serbët që braktisën institucionet e Kosovës, do të kenë përkujdesje institucionale të Serbisë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se serbët që braktisën institucionet e Kosovës, më 5 nëntor, do të kenë përkrahje institucionale, Në një deklaratë për medie, Vuçiq tha se përkujdesje  do t’i kushtojë shtetit 50 deri në 60 milionë euro, por nuk ka specifikuar se për çfarë “kujdesi” bëhet fjalë. Kjo pikë nga deklarata e tij, nuk është përfshirë në rebalancin e buxhetit, për të cilin po diskutohet nga deputetët e Kuvendit të Serbisë. Megjithatë, ajo që parashikohet në këtë rebalanc është ndarja e mjeteve financiare më të mëdha për Zyrën për Kosovën në Qeverinë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Moldavia dërgon kontingjentin e ri paqeruajtës në Kosovë, 41 ushtarë i bashkohen misionit të KFOR-it

Një kontingjent prej 41 ushtarësh të Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë është nisur drejt Kosovës për …