Sot të Bruksel ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, A. Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen për targat, nesër, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen nesër në Bruksel, një ditë para se të nis shqiptimi i gjobave për targat ilegale  të serbëve në veri të Kosovës, një veprim i cili i ka ngritur tensionet mes dy vendeve. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për mediet se një takim i mundshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit bëhet nesër. Një takim të mundshëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ditë më parë  e ka paralajmëruar edhe BE-ja.  Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano deklaroi me atë rast se presin progres në dialog, depërshkallëzim dhe gatishmëri konstruktive për të avancuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …