Avokati, Artan Qerkini, shprehet i bindur se udhëheqësit e OVL të UÇK-së nuk kanë pasur qëllime kriminale me veprimet e tyre

Artan Qerkini: Është e pazakontë që z. Xhek Smith të jetë kryeprokurori i dytë që po jep dorëheqje nga Zyra e Prokurorisë

Avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Artan Qerkini, ka folur  për dorëheqjen e papritur të kryeprokurorit Jack Smith, duke thënë se dorëheqja e tij do të shkaktojë vonesa të tjera në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së. Avokati tha është e pazakontë që kryeprokurori  Smith është kryeprokurori i dytë që po jep dorëheqje nga kjo detyrë në një periudhë të shkurtër. Qerkini tha se është e nevojshme që pasuesi i Smith t’i përmbahet standardeve profesionale. “Deri më tani ekipi mbrojtës me të drejtë e ka fajësuar prokurorinë për zvarritjen e procesit, sepse prokuroria kishte deklaruar se ishte e gatshme për gjykim që nga qershori i vitit 2021, ndërsa ajo ende nuk i ka dorëzuar të gjitha provat tek mbrojtja, kështu që për mbrojtjen, e rëndësishme është që të vie një kryeprokuror që do t’i përmbahej standardeve profesionale dhe standardet për një gjykim të shpejtë dhe efikas, ngase në rastet kur të pandehurit janë në paraburgim, procedura duhet të zhvillohte në mënyrë të posaçme shpejtë, ndërsa deri më tani kemi parë zvarritje të pa nevojshme, të cilat kanë qenë pasojë e mospunës së prokurorisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …