Brickos

Kurti: Nuk ka dyshim që fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e secilës shoqëri

Me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve, sot u mbajt takimi i Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kryeministri, Albin Kurti theksoi se nuk ka dyshim që fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e secilës shoqëri, përfshirë shoqërinë tonë. “Janë fëmijët e sotëm ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja e do ta zhvillojnë e përparojnë vendin tonë” theksoi kryeministri, Albin Kurti. Ai shtoi më tutje se po vazhdojmë të investojmë mundin, kohën, energjinë dhe burimet, në të gjitha aspektet ku fëmijët kanë nevojë, për t’u rritur të shëndetshëm e të lumtur, për zhvillimin në fëmijëri të hershme, për mbrojtje, mos diskriminim, me pjesëmarrje e fuqizim. Kryeministri, Albin Kurti uroi fëmijëve Ditën Botërore për të drejtat e tyre, duke shtuar se kjo ditë është gjithashtu një thirrje për të ripërqendruar vëmendjen te fëmijët dhe për të punuar së bashku për të tashmen e të ardhmen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Edi

Kryeministri, Edi Rama, do të qëndrojë në Athinë për të zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi

Kryeministri, Edi Rama mblodhi drejtuesit politik në selinë rozë për më shumë se 60 minuta …