Tanja Fajon

Tanja Fajon: Kushti që iu vu Kosovës për viza lidhur me demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, nuk iu ka vënë asnjë shteti

Sot në Parlamentin Evropian, në Komisionin për Liri qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme, është zhvilluar debati për rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këtë seancë nga Komisioni Evropian është paraqitur propozimi dhe arsyetimi nga ana e përfaqësuesve të Komisionit Evropian. Më pas deputetja Tanja Fajon, e caktuar të jetë Raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të nisë draftimin e raportit i cili do të futet në procedurat parlamentare ka folur për çështjen e demarkacionit. Me këtë rast Tanja Fajon përmes një komunikate për media ka përshëndetur propozimin e Komisionit Evropian dhe ka thënë se heqja e vizave, jo vetëm se do të ndihmojë lëvizjen e lirë, kontaktet mes njerëzve dhe biznesin. Tanja Fajon ka vënë në dyshim dhe ka kërkuar nga Komisioni Evropian të sqarojë se si u vë kusht për liberalizimin e vizave demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ndërkohë që vendet tjera nuk kanë pasur kushte të natyrës së tillë.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …