Mbahet diskutimi publik për Model Rregulloren për transportin publik në territorin e komunës së Deçanit

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Deçanit, të datës 28.09.2022, është mbajt sot diskutimi publik për Model Rregulloren për transportin publik në territorin e komunës së Deçanit. Ky diskutim publik u mbajt në bashkëpunim mes Kuvendit të Komunës dhe Drejtorisë për Shërbime Publike, në krye me drejtorin, Izet Zenuni. Pas prezantimit të kësaj model rregulloreje nga zyrtarët e Drejtorisë për Shërbime Publike, diskutimi ishte i hapur për propozime. Kjo model rregullore do të kalojë për miratim në mbledhjen e rregullt të Kuvendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …