leoni

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka uruar sot të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka uruar sot të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka uruar sot shqiptarët me rastin e Ditës  së flamurit dhe 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në letrën e tij publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit shefi i diplomacisë europiane shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ndihen të nderuara që punojnë më vendin tonë në Këshillimin e Sigurimit të OKB-së. Blinken shkruan se në këtë ditë dy popujt festojnë dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Shqipëria ka treguar lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve”, shkruan mes tjerash  Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …