Policia e Shqipërisë

Tirana do të blindohet me forca të shumta policore më 6 dhjetor kur të mblidhen të gjithë liderët e 27 vendeve të BE-së

Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie më 6 dhjetor,  kur të mblidhen të gjithë liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit që do të mbahet në ambientet e Hotel Marriot. Niveli i masave të sigurisë që duket se do të jenë të jashtëzakonshme. Në hartimin e masave të sigurisë janë përfshirë edhe stafet e delegacioneve që do të vizitojnë Tiranën. Një pjesë e efektivëve do të shoqërojnë delegacionet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit. Pas mbërritjes së tyre në Tiranë, përveç stafeve dhe personave të akredituar, nuk do të mund të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit ‘Air Albania’. Pas pritjes zyrtare të delegacioneve nga kreu i qeverisë shqiptare, takimi me dyer të mbyllura është parashikuar të nisë rreth orës 10:30. Këto masa të shtuara vijnë në një kohë kur Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë paralajmëruar protestë para kryeministrisë, pikërisht më 6 dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …