Nicu Popescu: Moldavia nuk synon anëtarësimin në NATO, neutraliteti i shtetit është pjesë e Kushtetutës së vendit

Nicu Popescu: Moldavia nuk synon anëtarësimin në NATO, neutraliteti i shtetit është pjesë e Kushtetutës së vendit

Moldavia nuk synon anëtarësimin në NATO, tha ministri i Jashtëm i këtij vendi,  Nicu Popescu, duke shtuar se neutraliteti i shtetit të tij është pjesë e Kushtetutës së vendit. Mirëpo duke folur për medet në margjinat e samitit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bukuresht më 30 nëntor, tha se neutraliteti i Moldavisë nuk nënkupton vetëizolim, çmilitarizim ose indiferencë ndaj çështjeve botërore. Ministrat e NATO-s gjatë takimit dyditor u zotuan se do t’i ofrojnë “mbështetje më të fortë” Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, shtete këto që sipas sekretarit të Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg, “po përballen me presion nga Rusia” pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …