Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari dhe ish-kandidati i pavarur për kryetar të Kosovës, Seremb Gjergji

Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari dhe ish-kandidati i pavarur për kryetar të Kosovës, Seremb Gjergji

Ka vdekur në moshën 47-vjeçare ish gazetari dhe ish – kandidati i pavarur për president të Kosovës Seremb Gjergji. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Samije Bajraktari-Gjergji. Në vitin 2016, Sermebi ishte kandidati i pavarur për kryetar  të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”. Ka qenë  gazetar e reporter  para, gjatë e pas luftës në Kosovë dhe ka bashkëpunuar me disa mediume te shkruara dhe elektronike, veçmas me Radion-Kosova e Lirë.  I ndjeri ka lënë bashkëshorten Samije Bajraktari- Gjergji dhe dy fëmije, një djalë dhe një vajze. Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë i shpreh ngushëllime familjes Gjergji për humbjen  e anëtarit më të çmuar e më të dashur  të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë Serbinë për dështim të dialogut në Bruksel, ndërsa opozita akuzon Qeverinë për dështim

 Qeveria Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë Serbinë për dështim  të dialogut në Bruksel. Deputeti Adnan Rrustemi …